Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter, Inzaghi: Një shpirt i çmendur e luftarak, një nga ndeshjet tona më të mira

schedule08:29 - 1 Maj, 2023

schedule 08:29 - 1 Maj, 2023

Inter mori një fitore të jashtëzakonshme mesditën e djeshme kundër Lazios në San Siro, ku zikaltërit fituan me përmbysje, nga 0-1 në 3-1. Simone Inzaghi gëzohet pas kësaj fitoreje, e cila i dha vendin e katërt në renditje.

“Ne patëm një nga ndeshjet tona më të mira që kur jam në këtë stol. Në fund të pjesës së parë i thash djemve të vazhdojnë kështu pavarësisht rezultatit që kishim, sepse pu luanin në mënyrë fantastike kundër një ekipi cilësor të vendit të dytë. Ishte një sfidë shumë e rëndësishme, tani kemi të tjera, por kam marrë sinjale të mëdha nga të githë, si ata që luajnë nga minuta e parë, ashtu edhe nga ata që e nisin nga stoli. Frymë e çmendur grupi.

Gosens? Gol fantastik, por shpresojmë mos të ketë pësuar një dëmtim të rëndë sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, i cili ka bërë shumë mirë që nga janari, duke alternuar me Dimarco. Po na jep shumë intensitet, duhet të vazhdojë kështu sepse jam shumë i kënaqur me të. Le të shpresojmë që ai të mos ndalet”, është shprehur Inzaghi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!