Klubi zikaltër i tha “jo” PSG-së për transferimin e Skriniar dhe përballoi mirë presionin nga klubi francez.
Tashmë, Inter ka gati planin për të rinovuar kontratën e mbrojtësit sllovak. Beppe Marotta, ka planifikuar dokumentin e rinovimit të Skriniar
Raportohet se CEO zikaltër ka përgatitur një kontratë 5-vjeçare dhe me një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh. Kështu, Skriniar do të bëhej lojtari i dytë më i paguar tek Inter pas Romelu Lukaku./ h.ll/abcnews.al