Inter hap “thesin” për Bastoni, gati kontrata e re për 24-vjeçarin

schedule20:16 - 29 Qershor, 2023

schedule 20:16 - 29 Qershor, 2023

Vetëm 24-vjeç dhe mund të quhet me plot gojë, “diamanti” i prapavijës së Inter. Me performancat, sigurinë dhe ndërhyrjet e tij kritike, qendërmbrojtësi italian, Alessandro Bastoni konsiderohet si një prej shtyllave të skuadrës “zikaltër”.

Për këtë arsye, bordi i Inter ka nisur negociatat me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, për rinovimin e kontratës së 24-vjeçarit, me “zikaltërit” që kërkojnë ta “blindojnë” për një kohë të gjatë talentin e mbrojtjes.

Inter ka vendosur t’i “shpërblejë” performancat e Bastoni, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset në rast triumfesh.

Mbi rinovimin e lojtari, një koment të shkurtër e bëri dhe agjenti i mbrojtësit, Tullio Tinti, teksa tha se gjithçka është në fazën përfundimtare dhe në ditët në vijim pritet të mbyllet gjithçka për kontratën e re.

“Rinovimi i Bastoni? Jemi në fazën përfundimtare, në ditët në vijim do të gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat siç duhet. Jemi në rrugën e duhur”,- u shpreh agjenti i mbrojtësit, teksa largohej nga zyrat e “zikaltërve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!