Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter gjen “Julio Cesar” e ri, zikaltërit marrin “po” nga portieri brazilian

schedule10:35 - 25 Mars, 2024

schedule 10:35 - 25 Mars, 2024

Bento Matheus Krespi, i njohur më mirë si Bento, i ka thënë ‘po’ Interit. Ky është lajmi i publikuar ditën e hënë në faqet e “Tuttosport”, të sigurt për dritën jeshile nga portieri i Atheltico Paranaense, klubi brazilian i cili do të duhet të negociojë me zikaltërit. portieri ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh të vlefshme për klubet jashtë vendit të tij, por sipas “Tuttosport”, një negociatë mund të arrihet nga Dario Baccin, krahu i djathtë i Piero Ausilio.

Ëndrra e drejtorit sportiv të Interit është të përsërisë një transferim si ai i Julio Cesarit, duke e bërë Bento të jetë zëvendësuesi i Sommer dhe më pas të jetë titullar në të ardhmen e afërt.

Kartoni i Bentos, sipas vlerësimit të Ausilios, nuk duhet të kushtojë më shumë se 15 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe bonuset. Profili i dytë në garë është ai i Michele Di Gregorio, i vlerësuar 20 milionë euro nga Monza./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!