Inter gati të pasurohet, kompania e njohur pranë firmës si sponsor i zikaltërve

schedule11:44 - 2 Tetor, 2023

schedule 11:44 - 2 Tetor, 2023

Lajme të mëdha për Interin, ku zikaltërit janë gati të pasurohen me një tjetër emër të madh sponsori.

Siç raporton “Gazzetta.it, në fakt, klubi italian është afër nënshkrimit të një marrëveshje të re pasi ka rinovuar lidhjet me Nike, eBay dhe ka identifikuar Paramount Plus si sposnorin kryesor, ndërsa tashmë, Qatar Airways gati të bëhet pjesë e Interit.

Linja ajrore tashmë është një partner global i Formula 1 dhe sponsori kryesor i PSG-së, dhe tani do të bëhet edhe i Interit. Nëse zikaltërit nuk rinovojnë me Paramount Plus për sezonin e ardhshëm, linja ajrore mund nga Doha mund të bëhet sponsori kryesor i klubit Lombard./h.ll/abcnews.al