Suksesi u arrit, por frika ishte e madhe. Interi e mbajti vendin e parë në Serinë A dhe mbetet favorit për të mbrojtur titullin, ndonëse nuk ishte parashikuar një vuajtje e tillë përballë Udinezes në “San Siro”.
Dueli I Serisë A fitoi shumë mirë për kampionët, që shënuan dy gola thuajse identikë me autorë Marko Arnautoviç dhe Davide Fratezi.
Meritë të veçantë pati mbrojtësi I krahut, Dimarko, autor i të dy asisteve.
Gjithsesi, zikaltërit e ulën ritmin pas pushimit, ndonëse duke menduar për kalendarin e ngjeshur, sepse në mesjavë luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë kundër Milanit.
Udineze u kthye në pretendime falë një goli të shkëlqyer nga francezi Sole, dhe 20 minutat e fundit ishin ferr për vendasit.
U desh I gjithë klasi I portierit Zomer, që të mbrohej fitorja.
Zvicerani bëri të paktën dy pritje të mëdha, ndërsa u aktivizua edhe Kristian Asllani, që nga minuta e 64-ët.
“Inter vazhdon, por Konte reziston, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – Atalanta bie, është një garë për titull mes dy ekipeve!”
Ja edhe “Il Korriere delo Sport”: Inzagi mund 2-1 Udinezen, Antonio përkul 2-1 Milanin! Konte nuk ndahet! Shpërthim I Interit, por Napoli mbetet në -3!” Në fund, trajneri zikaltër, Simone Inzagi, u përjashtua pasi hyri në fushë duke protestuar ndaj arbitrit.
Në renditjen e Serisë A, Inter kryeson me 67 pikë ndaj 64 të Napolit./abcnews.al