Inter është i vendosur për të transferuar këtë merkato verore mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.
Sipas “Bild”, zikaltërit i kanë ofruar Bayern Munich 25 milionë euro për kartonin e lojtarit i cili ka një kontratë me gjermanët deri më 30 qershor 2024.
Nga bavarezët, kjo shifër konsiderohet e ulët dhe kërkojnë të paktën 35 milionë euro. Megjithatë, të dyja klubet janë ende në bisedime së bashku./h.ll/abcnews.al