Skuadra e Interit dhe Milanit kanë vendosur ndërtimin e impiantin të ri që pritet të kushtojë 700 mln euro. Stadiumi parashikohet të jetë gati për sezonin 2022-2023
Dy skuadrat italiane inter dhe Milan janë gati drejt finalizimit të marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit të ri. Palët po diskutojnë prej disa muajsh shembjen e stadiumit aktual San Siro dhe ndërtimin e një tjetër impianti të përbashkët por diçka e tillë nuk është konkretizuar.
Mediat italiane raportojnë se pas shumë diskutimeve, të dy shoqëritë kanë shprehur vullnetin e tyre për të paraqitur në bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ngritjen e themeleve të stadiumit të ri modern. Aktualisht palët po hartojnë projektin para se ti a paraqesin organeve kompetente dhe të marrin dritën jeshile nga drejtuesit e këshillit bashkiak.
Vonesa për një propozim të tille ka ardhur për shkak se dy skuadrat italiane Inter dhe Milan hodhën hipotezën e rikonstruksionit të stadiumit aktual që mesa duket nuk ka marrë miratimin e asnjërës prej palëve. Shume zëra janë kundër shembjes së stadiumit legjendar San Siro por dy shoqëritë kërkojnë të investojnë drejt së ardhmes.
Brenda muajit qershor pritet të merret vendimi përfundimtar sa i përket impiantit të ri që parashikohet të kushtoje rreth 700 mln euro dhe pritet të jetë gati për sezonin 2022-23. Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, stadium i ri pritet të ndërtohet karshi San Siros, në zonën ku ndodhet parkimi. Stadiumi modern pritet të hap një faqe të re në historinë e lavdishme të dy skuadrave italiane në veçanti dhe futbollit Italian në tërësi./ABC News Albania 24/7