Dy humbje përgjatë gjithë sezonit dhe të dyja nga i njëjti kundërshtar. “Zijeshilët” e Sassuolo kanë treguar edhe një herë se janë të vetmit që kanë “serumin” anti-Inter, në elitën e futbollit italian teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë mundur minimalisht, “Zikaltërit” në shtëpinë e tyre.
Goli i vetëm në “Mapei Stadium” erdhi në minutën e 20’-të, të sfidës falë një gafe të anësorit, Denzel Dumfries përfiton “fantazisti” francez, Armand Lauriente, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetë përballë portierit Audero, duke regjistruar kështu fitoren e dytë të këtij sezoni, ndaj 20 herë kampionëve të Italisë.
Falë kësaj fitoreje, Sassuolo ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe vijon të mbetet në garë, për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian, teksa ka vetëm 2 pikë më pak se Empoli, Verona e Frosinone e 3 më pak se Cagliari, ndërsa për “Zikaltërit” tashmë nuk kanë më rëndësi pikët apo renditja pasi e kanë siguruar titullin kampion. /i.m /abcnews.al