Inter bën gati transferimet e para për verën, mesfushori i Liverpool gjithnjë e më afër “zikaltërve”

schedule16:43 - 21 Mars, 2023

schedule 16:43 - 21 Mars, 2023

Prej kohësh tashmë në media po diskutohet “transformimi” që pritet të bëjnë “zikaltërit” e Inter, në merkaton e verës, ku përvec teknikut Inzaghi në “listë” për t’u larguar janë dhe shumë lojtarë të cilët vetë klubi nuk i dëshiron më aty.

Kështu, drejtuesit e Interit kanë nisur “studimet” përsa i përket transferimeve me parametra zero, siç është dhe rastit i sulmuesit francez të Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, të cilit, klubi nga Milano i ka bërë dhe një ofertë zyrtare, mirëpo ende nuk ka një përgjigje.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq  pasi së fundmi një emër i ri “lidhet” me të ardhmen “zikaltër”. Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpool, Naby Keita, të cilit i skadon kontrata me anglezët në fundin e këtij sezoni dhe 28-vjeçari nuk ka pranuar asnjë mundësi për rinovimin, pasi nuk e ndjen  veten si “titullar” të sigurtë në formacionin e “të kuqve”.

Përfaqësuesit e Inter kanë nisur tashmë komunikimet me menaxherët e afrikanit, për t’i prezantuar ofertën e afrimit në Milano, ku sipas mediave bëhet fjalë për një vend të sigurtë në 11-tëshen startuese.

Ndërkaq, kujtojmë se Keita është një “objektiv” i hershëm i “zikaltërve”, të cilët e kërkuan 28-vjeçarin nga Guinea edhe në verën e vitit 2018 kur ai luante ende për gjermanët e RB Leipzig, mirëpo në atë kohë mesfushroi zgjodhin kalimin te Liverpool, kalim që nuk rezultoi ashtu siç mesfushori donte. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!