Inter, Bastoni: Ndaj Napolit një ndeshje e fortë dhe vendimtare

schedule09:50 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 09:50 - 9 Dhjetor, 2022

Inter do të rikthehet në kampionatin italian pas Kupës së Botës, saktësisht në datën 4 janar, ku do të përballet me Napolin kryesues të tabelës së Serie A.

Kjo sfidë është shumë vendimtare, jo vetëm për Napolin i cili dëshiron të ruajë kreun dhe të shtojë distancën nga klubet e tjera, por edhe për Interin i cili dëshiron të luftojë në këtë gjysmë të dytë të sezonit për të kapur kreun.

Për këtë gjë, ka folur mbrojtësi italian i Interit, Alessandro Bastoni.

“Ndeshja kundër Napolit është një udhëkryq i madh për kampionatin. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet të sjellim një rezultat pozitiv, pasi rezultati negativ do të ishte i vështirë për t’u përtypur. Një fitore ndaj Napolit do të na jepte shumë besim dhe forcë për të tentuar kreun”, është shprehur Bastoni./ h.ll/abcnews.al