“Intensifikoni kërkimet”/ ‘Koçolja’ e Sulovari rreth 1 muaj të zhdukur, familjarët protestë në Tiranë

schedule10:42 - 2 Maj, 2023

schedule 10:42 - 2 Maj, 2023

Famijarët e dy të zhdukurve 26 ditë më parë, Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, për të cilët ende nuk ka gjurmë edhe pse ka dyshime që mund të jenë vrarë, po protestojnë para Policisë së Shtetit.

Familjarët kanë bërë kërkime në zonën ku dyshohej se mund të ishin fshehur trupat e dy 46 vjeçarëve, por nuk ka pasur asnjë rezultat.

Ata kërkojnë që policia të shtojë kërkimet për gjetjet e tyre, gjallë apo vdekur.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kondra, raporton se 3 prej familjarëve të të dy të zhdukurve ka takuar kryepolicin, Muhamet Rrumbullakun dhe pasi kanë dalë kanë pohuar se kanë marrë garanci se kërkimet do të vazhdojnë.

Po ashtu bëhet me dije, se të afërmit dyshojnë se zhdukje e tyre mund të jetë e lidhur me shitjen e një prone dy herë.

Dy të zhdukurit janë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë.r.t/abcnews.al