Arsenal ka nevojë për merkato cilësore për të konkurruar për fitimin e trofeve. Një nga dëshirat e klubit londinez është Ruben Neves, mesfushori i Wolves.
24-vjeçari është pjesë e “Ujqve” prej verës së vitit 2017. Times shkruan se operacioni i kalimit të lojtarit portugez nën urdhrat e Mikel Artetës pritet të mbyllet për shumën e 40 milion eurove.
Neves ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Portugalisë. Ai debutoi me ekipin e parë kur ishte 18 vjeç dhe deri tani numëron 20 ndeshje me kampionët në fuqi të Evropës. /abcnews.al

