Inteligjenca britanike: Vazhdojnë sulmet për të dytën ditë radhazi në fabrikën e çelikut në Mariupol

schedule08:36 - 6 Maj, 2022

schedule 08:36 - 6 Maj, 2022

Forcat ruse kanë vazhduar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal për të dytën ditë radhazi, tha ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në raportin e saj të fundit të inteligjencës, sipas The Guardian.

Përpjekjet e Rusisë për të marrë në kontroll Mariupolin ka të ngjarë të lidhet me datën 9 maj, Ditën e Fitores, sipas raportit. Kjo përpjekje vjen me koston e personelit, pajisjeve dhe municioneve për Rusinë.

Ndërkohë që forcat ukrainase vazhdojnë të mbrojnë Azovstalin, humbja e forcave ruse do të pengojë  planet e tyre operacionale në Donbas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!