Inteligjenca britanike: Ukraina ka ende në kontroll Severodonetsk, nis kundërsulmi në Kherson

schedule08:49 - 8 Qershor, 2022

schedule 08:49 - 8 Qershor, 2022

Vazhdojnë sulmet ruse kundër forcave në Severodonetsk, megjithëse forcat pushtuese kanë hasur rezistencë të fortë nga ukrainasit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan The Guardian.

Megjithëse nuk ka gjasa që asnjëra palë të ketë shënuar fitore të rëndësishme në 24 orët e fundit. Duke iu referuar rajonit Kherson,  inteligjenca britanike tha se forcat ukrainase së fundmi kanë arritur njëfarë suksesi përmes kundërsulmeve, duke përfshirë marrjen në kontroll të një terreni në bregun lindor të lumit Ingulets.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po përballen me sfida të ngjashme në mbajtjen e një linje mbrojtëse duke përdorur njësitë luftarake për operacione sulmuese. Në rajonin e pushtuar Kherson, Rusia gjithashtu po përdor rublën ruse si mjet ligjor dhe po punëson mësues rusë për të futur kurrikulën dhe gjuhën ruse në shkolla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!