Inteligjenca britanike: Trupat ruse po përpiqen të përparojnë në lindje të Ukrainës

schedule08:38 - 13 Maj, 2022

schedule 08:38 - 13 Maj, 2022

Forcat ruse po përpiqen të përparojnë rreth qyteteve të Izium dhe Severodonetsk në një përpjekje për të depërtuar drejt rajoneve lindore Slovianks dhe Kramatorsk të Ukrainës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, sipas BBC.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia po synonte të zbrapste trupat ukrainas në zonën e Operacionit të Forcave të Përbashkëta – linja lindore e kontaktit midis zonave të kontrolluara nga separatistët në Donetsk dhe Luhansk.

Inteligjenca britanike tha se forcat ukrainase kishin parandaluar tentativën e forcave ruse për të kaluar lumin rus në Donbas. Një veprim i tillë nxjerr në pah presionin që kanë komandantët rusë për të përparuar sa më shpejt në Ukrainën lindore.


Sipas Inteligjencës britanike, Rusia nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim të rëndësishëm pavarësisht se ka zhvendosur trupat në zonë pas tërheqjes dhe rishpërndarjes së njësive nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!