Pavarësisht rritjes së aktivitetit ushtarak, forcat ruse nuk kanë shënuar përparime të rëndësishme në 24 orët e fundit pasi kundërsulmet ukrainase vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e tyre”, sipas inteligjencës britanike, shkruan BBC.
Rusia ka bërë shumë pak përparime që kur zhvendosi fokusin në pushtimin e plotë të Donbasit. Por sipas Britanisë, Rusia ende nuk ka shënuar përparime të rëndësishme për shkak të mungesës logjistike dhe luftarake në vend.
“Vendimi i Rusisë për të rrethuar dhe jo për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal nënkupton se shumë njësi janë fokusuar në qytet. Mbrojtja e Mariupolit ka lodhur gjithashtu shumë njësi ruse dhe ka ulur efektivitetin e tyre luftarak.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 25 April 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/7NVrOfB161
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/OfcnHgGfR3
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 25, 2022
“Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka propozuar që pagesat e kompensimit për familjet e ushtarëve që kanë humbur jetën të mbikëqyren nga ushtarakë dhe jo nga zyrtarë civilë. Kjo ka të ngjarë të pasqyrojë dëshirën për të fshehur shkallën e vërtetë të humbjeve të Rusisë .”
/abcnews.al