Shkatërrimi i të gjitha urave kryesore në Severodonetsk ka detyruar trupat ruse që të gjejnë një mënyrë për të mbërritur në qytetin lindor, sipas Ministrisë britanike të mbrojtjes, shkruan BBC.
Për javë të tëra, marrja në kontroll e Severodonetsk ka qenë një objektiv kryesor ushtarak për Rusinë. Ministria e Mbrojtjes thotë se Rusia ka të ngjarë të tentojë kalimin e lumit Siversky Donets, i cili lidh Severodonetsk me territorin e mbajtur nga Ukraina.
Ministria e Mbrojtjes tha se Ukraina me siguri ka arritur të tërheqë një pjesë të madhe të trupave të saj por shtoi se “situata vazhdon të jetë jashtëzakonisht e vështirë për forcat ukrainase dhe civilët që mbeten në lindje të lumit.
Në fillim të kësaj jave, guvernatori lokal Serhiy Haidai tha se të tre urat në qytet ishin shkatërruar, që do të thotë se dërgimi i furnizimeve dhe evakuimi i civilëve tani ishte i pamundur.
/abcnews.al