Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë ka dobësuar ushtrinë ruse

schedule09:01 - 3 Maj, 2022

schedule 09:01 - 3 Maj, 2022

Sipas ministrisë britanike të mbrojtjes, ushtria ruse është dobësuar, si rezultat i luftës në Ukrainë, shkruan skynews.

Rimëkëmbja e ushtrisë ruse do të përkeqësohet edhe më shumë nga sanksionet. Kjo do të ketë një ndikim të afatgjatë në aftësinë e Rusisë për të rigrupuar forcat ushtarake.”

Buxheti i mbrojtjes i Rusisë u dyfishua midis 2005 dhe 2018, me investime në disa kapacitete të nivelit të lartë ajror, tokësor dhe detar. Nga viti 2008, Rusia mbështeti programin e gjerë të modernizimit ushtarak New Look.

Megjithatë, modernizimi i pajisjeve nuk i ka mundësuar Rusisë të dominojë Ukrainën. Dështimet si në planifikimin strategjik ashtu edhe në ekzekutimin operacional e kanë bërë atë të paaftë për të shndërruar fuqinë ushtarake në një avantazh vendimtar,” theksoi inteligjenca britanike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!