Ministria e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të njohur si rajoni i Donbasit, sipas BBC.
“Beteja e Donbasit mbetet fokusi kryesor strategjik i Rusisë,” tha ministria, duke vënë në dukje synimin e Moskës për të marrë në kontroll zonën, ku forcat ruse kanë mbështetur liderët rebelë që nga viti 2014.
Ai vuri në dukje se luftimet kishin qenë veçanërisht të ashpra rreth Lysychansk dhe Severodonetsk, dhe ka pasur një përpjekje për të avancuar në jug drejt Slovyansk.
/abcnews.al