Në përditësimin e saj të fundit inteligjenca britanike fokusohet në situatën në Bjellorusi, në veri të Ukrainës, ku dje u raportua se po zhvilloheshin stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë.
Ministria e Mbrojtjes britanike tha se forcat tokësore bjelloruse ishin vëzhguar duke u vendosur nga garnizonet në terren për stërvitje dhe se kjo ka të ngjarë të ishte pjesë e ciklit të trajnimit dimëror të vendit, raporton BBC.
Lexo edhe: Alarm në Kiev, Bjellorusia nis stërvitje ushtarake në veri të Ukrainës
“Rusia ka gjasa të kërkojë të fryjë kërcënimin e paraqitur ndaj Ukrainës nga këto stërvitje, në mënyrë që të rregullojë forcat ukrainase në veri dhe t’i pengojë ata të angazhohen në betejën për rajonin lindor të Ukrainës, Donbas”, thuhet në deklaratë.
Bjellorusia, një aleat i vjetër i Rusisë, është sanksionuar nga Britania e Madhe për lehtësimin e pushtimit nga brenda kufijve të saj. /abcnews.al