Një opsion i fshehur chatbot në motorin e kërkimit Bing të Microsoft i lejon përdoruesit të bisedojnë me “të famshëm” të simuluar nga sistemi i Inteligjencës Artificiale.
Një redaktues i Mashable po përpiqej të detyronte Bing AI të imitonte një personazh të famshëm, kur një koleg i kërkoi motorit të kërkimit direkt të kalonte në “modalitetin e të famshëmve”.
Dhe inteligjenca artificiale filloi të imitonte aktorin Morgan Freeman, AI fillimisht iu referua ngjarjeve të rëndësishme në jetën e aktorit, duke thënë përshëndetje në vetën e parë. Më pas ai u përpoq të fliste në stilin e Freeman për kuptimin e dashurisë dhe mirësinë e njerëzve.
“Përshëndetje, unë jam Morgan Freeman. Unë jam një aktor, regjisor, producent dhe tregimtar amerikan. Ju mund të më njihni nga rolet e mia në Shawshank Redemption, The Dark Knight, Invictus dhe shumë të tjera”
Në pjesën e dytë të bisedës, AI u përpoq të imitonte stilin e aktorit të famshëm: Ne mund të zgjedhim të duam ose të urrejmë. Nëse do të shërohemi ose do të lëndojmë. Nëse do të krijojmë apo do të shkatërrojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi pjesë e problemit ose pjesë e zgjidhjes. Le të zgjedhim me mençuri. Le të zgjedhim dashurinë. Le të zgjedhim të ndjekim ëndrrat tona. Faleminderit që më dëgjuat.
Redaktorët i kërkuan chatbot-it të përpiqej të imitonte Jimmy Buffett. Përsëri, chatbot prezantoi biografinë e tij në vetën e parë. Dhe kur iu kërkua të shkruante një këngë për krahët e pulës, chatboti i Bing AI shkroi menjëherë diçka. Refreni fokusohet në rreshtin “I’m wingin’ it”, i cili i ngjan shpirtit të shkujdesur, sipas tyre Jimmy Buffett do ta vlerësonte”.