Inteligjenca Artificiale për informalitetin/ Malaj: Presim 65 miliardë lekë më shumë në buxhet deri në 2027

schedule13:19 - 28 Shtator, 2024

schedule 13:19 - 28 Shtator, 2024

Qeveria synon të luftojë informalitetin dhe evazionin duke përdorur inteligjencën financiare.

Ministri i financave Petrit Malaj  në mbledhjen e Këshillit Tatimor, prezantoi Strategjinë e të Ardhurave 2024 – 2027 sipas të cilës synohet të arkëtohen 65 mld lekë më shumë në buxhet.

 Kreu i financave tha se strategjia ka në  fokus  rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve.

Nje tjetër element i ëndësishëm i strategjisë për vitet në vijim mbetet edhe puna e padeklaruar dhe ulja e përdorimit të parave cash.

Ndërkohë Ministria e Financave ende nuk ka dhënë asnjë informacion se çfarë do të bëjnë me profesionistët e lirë që kanë paguar një këst pasi Gjykata Kushtetuese ua refozi kërkesën ku kërkohej saktësim si do veprohej me këtë kategori.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!