Inteligjenca artificiale mund të kthehet në një problem

schedule22:50 - 21 Shkurt, 2018

schedule 22:50 - 21 Shkurt, 2018

Zhvillimi i inteligjencës artificiale në teknologji mund të krijojë forma të reja të krimit kibernetik, përçarje politike dhe madje mund të shtojë edhe sulmet fizike.

Një grup ekspertësh prej 26 personash nga e gjithë bota kanë paralajmëruar se të gjitha këto mund të ndodhin brenda pesë viteve të ardhshme.

Në një raport, akademikë, industria dhe ekspertë të tjerë e përshkruajnë inteligjencën artificiale si “përdorim të dyfishtë të teknologjisë”.

Kjo për shkak se mund të përdoret nga për qëllime ushtarake dhe civile, por është gjithashtu e ngjashme me fuqinë bërthamore, eksplozivët dhe mjetet e hakerimit.

“Ndërkohë që aftësitë e inteligjencës artificiale po bëhen më të fuqishme dhe të përhapura, ne presim që përdorimi në rritje i sistemeve të inteligjencës artificiale të çojë në një rritje të kërcënimeve ekzistuese dhe në krijimin e kërcënimeve të tjera”, thuhej në raport.

Ekspertët argumentojnë se është e nevojshme që të krijohet një kornizë rregullatore që tani, në mënyrë që në të ardhmen mos të ketë keqpërdorim të inteligjencës artificiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!