TIRANË- Aneida Bajraktari, konsulente biznesi, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i dollarit”, foli për ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe në bizneset shqiptare.
Sipas saj, adoptimi i AI është një trend global që nuk mund t’i shmanget askush.
Bajraktari shtoi se, ndërsa shumica e shërbimeve po automatizohen, disa sektorë si turizmi ende nuk po përdorin potencialin e inteligjencës artificiale
Ekspertja theksoi se bizneset që nuk adaptohen ndaj teknologjive të reja rrezikojnë të mbeten pas në treg, duke nënvizuar rëndësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale edhe në sektorë që ende e kanë në hapat e parë të adoptimit.
“Ne nuk mund t’i shpëtojmë trendeve globale të adoptimit të teknologjisë. AI po përdoret edhe në strukturat e kompanive. Bizneset e mëdha e përdorin në mënyrë të strukturuar inteligjencën artificiale. Në banka pordoret, në kompani të mëdha dhe çfarë janë hedhje të dhënash. Besoj se call centerave do preket shumë dhe shumë të rinj që kanë marrë të ardhura deri tani, do preken shumë. Bankat shumë procese i kanë automatizuar. Të gjithë sot po përdorin telefonin dhe nuk ka shumë për shërbim klienti. Ka sektorë, që do duhej të përdornin AI, si psh turizmi, por nuk po e përdorin”, tha ajo/abcnews.al


