Inteligjenca Artificiale/ Ekspertët në “Sheshi i Dollarit”: Ngritja e kuadrit rregullator, domosdoshmëri!

schedule20:48 - 19 Janar, 2024

schedule 20:48 - 19 Janar, 2024

Në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC, eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Erion Nako foli për avantazhet e Inteligjencës Artificiale.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se pritet të ketë shumë profesione online që sot as nuk mendohen. Ai theksoi se për Shqipërinë ka avantazh dhe se të rinjtë në vend flasin gjuhë të huaja.

“Do të ketë ndryshime profesione. Do të ketë punë apo profesione që ne sot nuk i mendojmë. Sot duhet të fillojmë të dimë programimin, duhet të ketë platformat online. Edukimi nuk është gogol. Mendoj që punët online do të bëhen më prezente. Duhet të ketë iniciativa të forta, inovacion, duhet të fillojmë ta shohim si diçka shumë të rëndësishme”, tha ai.

Gjithashtu, eksperti Tomi Kallanxhi u shpreh se kompanitë e mëdha duhet të zhvillojnë strukturat e brendshme.

“Është sfidë e madhe që inovacioni të fillojë të promovohet. Mbështetja e zhvillimit teknologjik duhet të shihet me prioritet dhe t’i kushtohet rëndësi e veçantë”, shtoi më tej eksperti.

Kërcënimi nga Inteligjenca Artificiale;

Kallanxhi: Për vendet si Shqipëria nuk është fare negative. Nuk kemi më njerëz dhe kemi shumë pak resurse.

Nako: Jemi në fazën e shpikjeve shumë të mëdha. Sot kemi mbi 200 platforma që po ecin dhe diskutimet kryesore janë keqpërdorimi, pasi duhet strukturuar. Pasi ka kopje të autorësisë, ka përdorime false. Këta po vizualizojnë video, krijimi i dublikatave keqpërdorimi i të drejtave të autorit. Gazetaria është një nga sektorët më të rrezikuar. Profesionet e zakonshme do të fillojnë të zhduket.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!