Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inteligjenca amerikane: Putini vuan nga kanceri, në gjendje të rëndë shëndetësore

schedule18:53 - 2 Qershor, 2022

schedule 18:53 - 2 Qershor, 2022

Revista amerikane Newsweek, ka konfirmuar një raport konfidencial të inteligjencës amerikane, sipas të cilit presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë me kancer.

Sipas inteligjencës amerikane, presidenti rus është rikthyer në publik pasi dy muaj më parë u përball me një trajtim të rëndësishëm për kancerin.

Nuk specifikohet se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë.

Brenda administratës Biden, ky element krijon shqetësime të reja sepse mund të ushqejë paranojën e liderit rus për mbajtjen e tij në pushtet.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Forca Ajrore e SHBA-së dhe Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, pohojnë gjithashtu  se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime për paranojën e Putinit për të mbajtur pushtetin.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!