Integrimi/ Tirana ndahet nga Shkupi, Xhezairi: Ndryshimet kushtetuese kanë qenë me efekt të vonuar

schedule17:25 - 26 Shtator, 2024

schedule 17:25 - 26 Shtator, 2024

Shqipëria do të çelë kapitujt e parë të negiociatave me Bashkimin Europian më 15 Tetor. Europian do të duhet të mbahet po në këtë datë.

Vendi ynë ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin i ndarë nga Maqedonia e Veriut. Për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë, duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, analisti Seladin Xhezairi, i cili ka deklaruar në lidhje me Skype se ndryshimet kushtetuese kanë qenë me efekt të vonuar dhe pa to Shkupi nuk integrohet.

Ai ka theksuar se pala maqedonase është kundërpërgjigjur me argumente goxha të vakta.

“Kjo qeveri po bluan tani atë që e gatoi vetë gjatë fushatës, duke qene se dhe gjatë fushatës dhe në fillim të mandatit u mundua të bind publikun se do t’ia dalë të rinegociojë kornizën negociatore me BE. Në sensin e zbutjes së kushteve, kur është fjala për përmbushjen e kërkesës zyrtare të Komisionit Europian për ndryshimin e Kushtetutës dhe për përfshirjen e komunitetit bullgarë dhe të tjerëve në të. Edhe kur pa që pas udhëtimeve në Bruksel të kryeministrit, zv. kryeministrave dhe shefit të diplomacisë… Kur u pa se në këtë rrafsh nuk mund të korret sukses, qeveria doli me një kusht plotësues që të bëhen ndryshimet kushtetuese, por ato të aktivizohen me vonesë deri në ratifikimin e protokollit në parlamentin bullgar, duke mos kursyer pala maqedonase akuzat në adresë të fqinjit Bullgarisë, që haptas ka këmbëngulur në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga korniza negociatore.

Ndërkohë, që pala maqedonase është kundërpërgjigjur me argumente goxha të vakta, se ndryshimi i Kushtetutës nuk bën pjesë sikur e ka thënë kryeministri në Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve. Prandaj, sot zhgënjimi për pjesën dërrmuese të njohsve të rrethanave ka qene edhe i pritshëm, pikërisht për shkak të agresivitetit dhe mospërfilljes, kërkesave të mesazheve nga Brukseli se pa ndryshimet kushetuese procesi i negociatave të Maqedonisë së Veriut do të mbetet i bllokuar dhe sot kjo ndodhi”, u shpreh Xhezairi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!