Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi, Shqipëria me ritme të shpejta”/ Kamberi: Sot hapen kapitujt për konkurrueshmërinë, diskutohet ekonomia

schedule13:27 - 22 Maj, 2025

schedule 13:27 - 22 Maj, 2025

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta sa i takon integrimit, teksa këtë të enjte, në Bruksel do të hapet grupkapitulli i tretë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se do të hapen kapitujt për konkurrueshmërinë, ku do të diskutohet ekonomia.

Kamberi shtoi se objektivi i BE, është zgjerimi me të paktën dy vende të Ballkanit Perëndimor, ku më të avantazhuar janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Në këtë rrugëtim, në 6 muaj, Shqipëria, edhe për shkak të objektivit strategjik, justifikon këtë ritëm të përshpejtuar. Grupkapitulli i tretë, që do të hapet zyrtarisht sot, ka brenda disa kapituj. Është një tërësi kapitujsh, që lidh ekonominë me kapital human. Grupkapitulli  i sotëm ka elementë të rëndësishëm, lidhen me kapitalin human. Shqipëria duhet të ketë politika industriale, një ekonomi që të përballojë konkurrueshmërinë e vendeve të BE. Elementi tjetër i rëndësishëm, është ai i transforimimit digjital. Do të ketë shumë sfida. Për shkak të objektivit strategjik, parashtruan që të paktën, politika e zgjerimit, të shënojë një hap tjetër, duke anëtarësuar dy vende nga Ballkani Perëndimor, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Kjo është mbështetur edhe me deklarata strategjike. Me zgjerimin, BE është më i sigurt. Moment historik do ishte përmbyllja e negociatave në 2027 dhe nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!