“Integrimi, Shqipëria arritje historike”/ Konjufca: Me Shqipërinë në krah, do arrijmë shumë

schedule11:37 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 11:37 - 20 Dhjetor, 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa deklaroi se Shqipëria ka shënuar arritje historike në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, Konjufca u shpreh se me Shqipërinë në krah, Kosova do arrijë shumë.

“Përfaqësojmë edhe idealin e përbashkët të integrimit evropian, të shteteve tona, synojmë të njëjtën familje. Shqipëria ka ecur përpara në rrugën e integrimit. Mësimet e saj do jenë shumë të dobishme për ne. Kuvendi i Kosovës ka zbatuar një agjendë dhe ka dëshmuar stabiltiet. Kosova mbetet një kampion i demokracisë në rajon, e vlerësuar edhe prej institucioneve perëndimore. Shqiptarët kanë qenë aleati i vlerave perëndimore në Ballkan. E falenderojmë Republikën e Shqipërisë, qeverinë shqiptare që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës. Kemi në krah Republikën e Shqipërisë. E drejta e Kosovës për mbrojtjen e saj nuk mund të konsiderohen cënim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët.Është Serbia ajo që nuk na pranon as statusin e fqinjit, por ambiciet e saj ndaj Kosovës vijon t’i ketë edhe të kodifikuara në kushtetutën e saj. Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa patur njohje reciproke si dy subjkte sovrane vetëm kjo është zgjidhja dhe ne jemi të bindur se kjo do të ndodhë sepse kemi në krah Republikën e Shqipërisë. Uroj qytetarët për festat e fundvitit me shpresë se viti do jetë viti i fuqizimit dhe përparimit me tej të kombit tonë.  Për 4 vite është bërë shumë progres edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, uroj në përfundim të mandateve do jemi duke festuar Shqipërinë në BE dhe Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe në Organizata të rëndësishme ndërkombëtare.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!