Integrimi, Osmani uron Shqipërinë/ Presidentja e Kosovës: I gjithë rajoni në BE

schedule13:26 - 15 Tetor, 2024

schedule 13:26 - 15 Tetor, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uron Shqipërinë. Presidentja e Kosovës e ka vlerësuar si një moment historik rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të BE.

Ajo shprehet se hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj. Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin por për të gjithë Evropën.”, thotë Osmani në mesazhin e saj.

Këtë të martë, Shqipëria hapi negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!