“BE të përshpejtojë integrimin”, Rama në Konferencën e Sigurisë: Duam një vizion të qartë për procesin

schedule11:55 - 16 Shkurt, 2025

schedule 11:55 - 16 Shkurt, 2025

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Bashkimi Europian të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

I ftuar në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama shprehu rezerva për ritmin që ndjek Brukseli, ndërsa kërkoi që të ketë një vision më të qartë për procesin.

Në fjalën e tij, Rama pati edhe një koment për fjalimin e zv.Presidentit amerikan, Vance, por kryeministri u tregua i kujdesshëm duke përdorur metaforat për situatën politike në Europë.

I pyetur për debatin për investimet në fushën e mbrojtjes, Rama pati rezerva edhe për këtë temë, duke e konsideruar në paradoks.

Kurse Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ishte e qartë në objektivin e Shqipërisë, për të mbyllur kapitujt negociues në periudhën 2026-2027, por shtoi se vendimet në BE përveçse teknike, janë edhe politike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!