Integrimi, Borell takohet me Ramën: Të ruhet vrulli i reformave, çfarë diskutuam

schedule16:10 - 1 Tetor, 2021

schedule 16:10 - 1 Tetor, 2021

Një bisedë rreth zgjerimit të Bashkimit Europian është zhvilluar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesi i Lartë e Europës për Politikën e Punëve të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell.

Ka qenë Borrel i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është takuar ditën e sotme me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa shkruan se një temë tjetër diskutimi ka qenë edhe Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete.

Takimi mësohet se ka ardhur në kuadër të Konferencës së Politikave Botërore (WPC2021).

“Takova Kryeministrin Edi Rama në WPC2021. Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE -së”, shkruan Borell. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!