Integrimi i Shqipërisë në BE/ Vlahutin në Shkodër: Shqiptarët e meritojnë

schedule08:22 - 7 Maj, 2018

schedule 08:22 - 7 Maj, 2018

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin thotë se shqiptarët e meritojnë Evropën,  ndaj duhet punuar për të afruar standardet evropiane në Shqipëri. Vlahutin i bëri deklaratat në Shkodër, ku mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të javës evropiane.

Nuk janë politikanët matësi i integrimit apo jo në Bashkimin Evropian, por vetë shqiptarët të cilët sipas ambasadores Romana Vlahutin e meritojnë Evropën.

“I gjithë populli shqiptar e meriton evropën sepse bashkësia evropiane nuk është bashkësi politikanësh, por bashkësi midis njerëzve”

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë ndodhet në Shkodër së bashku me përfaqësues të tjerë të diplomacive ndërkombëtare ku morën pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkia për festën e luleve dhe javën evropiane.

Për ambasadoren Vlahutin nuk ka dyshim që Shkodra dhe shkodranët janë evropianë të vërtetë.

“Shkodranët janë evropianë prej shekujsh. Ajo çfarë duam të bëjmë është të sjellim standardet evropiane këtu”./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!