Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Gazetari: Rama është i vetëdijshëm për mandatin që ka, do të mbetet në histori

schedule19:32 - 26 Shtator, 2025

schedule 19:32 - 26 Shtator, 2025

TIRANË- Gazetari Flogert Muça, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, deklaroi se kryeministri Edi Rama duket se e ka vendosur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si prioritetin kryesor të mandatit aktual.

Sipas Muçës, Rama është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mban dhe për rolin që ka në këtë fazë të rëndësishme të procesit të integrimit.

Muça theksoi se përmes forcimit të kontrollit mbi partinë dhe qeverinë, Rama po tenton të sigurojë zbatimin e reformave dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian.

Sipas tij, kjo është mënyra për të çuar përpara premtimet elektorale dhe për t’i kthyer ato në realitet.

Në fund, theksoi se integrimi evropian nuk është vetëm një detyrë politike për Ramën, por edhe një ambicie personale për të lënë gjurmë në historinë e vendit si udhëheqësi që e futi Shqipërinë në BE.

“Rama është i vetëdijshëm për mandatin që ka, ndërsa unë kuptoj se në lëvizjet  fundit. Ka një peshë të madhe në supe, dhe është i vetëdijshëm që çdo punë tjetër që mund të një në republikës, ka të bëjë direkt me insertimin e vendit në BE.

Për aq koha ai do i japë fokus dhe do të shtrëngojë darën ndaj të tijve për të vazhduar rrugën drejt BE, eventualisht do jenë të bëra edhe punët në vend.

Njësimi i ligjeve, implementimit i tyre te vendi ynë eventualisht ka për të bërë që ato premtime fushate të bëhen realitet. Rama po e bën opozitën me të vetëve. Ai e ka ambicie personale, që do të mbetet në histori, që të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!