Integrimi i RMV-së, Kovaçevski: Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura

schedule16:24 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:24 - 15 Shtator, 2022

Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e fillimit të procesit “screening” për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi se pas 17 vitesh, BE sot në Bruksel filloi procesin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut për Maqedoninë e Veriut në Bashkim Evropian. Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropeizmin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.
Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane. Ju dëshiroj punë të suksesshme, ekipi i Maqedonisë është i gatshëm për sfidën”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Kujtojmë se sot nis procesi “screening”, shpjegues për Kapitullin 5, “Furnizime Publike”. Delegacionin maqedonas në Bruksel e udhëheq zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane dhe negociator kryesor Bojan Mariçiç.

Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për fushat dhe kapitujt e Klasterit të vlerave themelore, kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto fusha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!