“Integrimi, historik për Shqipërinë”/ Kamberi: Hapja e grupkapitujve arritje. Sfidë është tregu i brendshëm

schedule13:37 - 15 Prill, 2025

schedule 13:37 - 15 Prill, 2025

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi në “News Line” në ABC News, komentoi procesin e integrimit europian, duke u ndalur tek takimi i katërt i zhvilluar ku u bë edhe hapja e grupkapitullit të tretë.

Kamberi, vlerësoi ecurinë e deritanishme, duke u shprehur se hapja e grupkapitujve është një arritje dhe sukses për Shqipërinë.

Shqipëria me këtë aktivitet të djeshëm hapi grupkapitullin e tretë, por nuk ka një renditje numerike se janë të ndryshëm dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti të hapen dhe kapitur të tjerë. Pra shpresojmë që gjërat të rrjedhin me këtë kalendar dhe ritëm të shpejtë. Nëse objektivi strategjik është për t’u përmbyllur hapja e tyre duhet të ndodhë shpejt. Ndërkohë vetë BE, e ka bërë të ditur që tashmë zgjerimi i BE nuk është objektiv teknik, por gjeopolitik. Ka një sërë faktorësh që po ndodhin edhe marrëdhëniet e reja që po ndodhin midis Europës, me SHBA, etj…dhe nga ana tjetër Europa do që këtë pjesë ta ketë më të sigurt. Dhe ka identifikuar dy nga vendet që beson se janë më të gatshme që janë Shqipëria dhe Mali i Zi”, tha ai.

Gjatë analizës në studio, Kamberi tha se të gjashtë grupkapitujt kanë vështirësitë e tyre.

“grukapitulli që ka të bëjë me tregun e brendshëm besoj se do të jetë më i vështirë, nënkupton që nga lëvizja e lirë e mallrave deri tek mbrojtja e konsumatorit. Do të jetë një sfidë jo e vogël sepse ndryshon jo vetëm mentalitetin e mënyrës, por bëhet fjalë edhe për biznese të Europës. Bëhet fjalë për një treg të përbashkët, ku bizneset lëvizin lirshëm. Do të jetë koha e nevojshme, por në disa aspekte i takon  Shqipërisë të marrë masat e nevojshme që të ndërgjegjësojë biznesin”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!