“Integrimi evropian kalon përmes atij rajonal”, Rama: Kemi rënë dakord për planin e ri të rritjes, pavarësisht problemeve politike me njëri-tjetrin

schedule12:49 - 29 Shkurt, 2024

schedule 12:49 - 29 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me komisionerin e BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi, u shpreh se integrimi evropian kalon përmes atij rajonal. Ai shtoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të kontribuojnë 100 % në planin e ri të rritjes dhe nuk duhet përdorur asnjë arsye për ta penguar këtë.

“Dua t’ju them se të gjtiha ato përpjekje që kemi bërë përgjatë 10 viteve për të ecur drejt integrimit rajonal, tani përmes planit të ri të rritjes tanimë duhet të ndodhin pa por apo pa arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua të përfitoj nga ky rast për t’ju thënë të gjithëve se kur flisnim herë pas here sa e rëndësishme ishte të ecej më shpejt përmes rrugëtimit rajonal e për të arritur më pranë njëri-tjetrit me marrëveshjet ndërkufitare për lëvizjen e kapitalit të shërbimeve dhe mallrave, është e qartë se po të kishim bërë më shumë përpara do të kishim qenë më pranë.

Integrimi evropian shkon përmes integimit rajonal dhe plani i ri i rritjes e vulos një gjë të tillë. Kështu që të gjitha gjepurat që kemi dëgjuar për Ballkanin e Hapur, për këtë apo tjetrën, janë tashmë të ekspozuara si gjepura. Me planin e ri të rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët që 6 vendet kanë rënë dakord që duhet ta bëjmë, nuk ka rëndësi se çfarë problemesh politike kemi me njëri-tjetrin dhe BE është i gatshëm të na mbështesë por gjithsecili duhet ta harrojë se mund të marrë më shumë nga tregu i përbashkët evropian nëse nuk kontribuon 100 përqind në tregun rajonal. E gjitha lidhet me sjelljen e fqinjit me fqinjin.

Ja pse çështjet politike duhet të diskutohen mbi baza dypalëshe po nuk janë arsye dhe nuk duhet të pranohen si arsye nga BE për të mos realizuar lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, shëbimee dhe kapitaleve.”, u shpreh Rama. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!