Integimi i Ballkanit, Rama: “Duam qartësi për perspektivën tonë”

schedule17:47 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 17:47 - 7 Dhjetor, 2017

Kryeministri Rama mori pjesë në samitin për Integrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian, ku kërkoi më shumë qartësi nga Brukseli përsa i përket perspektivës së Shqipërisë. Rama e quajti kontradiktore sjelljen e BE-së përsa i përket hapjes së negociatave, duke bërë një krahasim mes qasjes së Unionit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë nga njëra anë dhe Serbisë e Malit të Zi nga ana tjetër.

Nga Bullgaria, që merr presidencën e Bashkimit Europian, Edi Rama kërkoi më shumë qartësi nga Brukseli përsa i përket perspektivës së Shqipërisë. Gjatë samitit dedikuar integrimit të Ballkanit në BE, Kryeministri nuk hezitoi të fliste për një kontradiktë në sjelljen e Europës.

“Ndërkohë që jemi shumë mbështetës të fakit që Serbia dhe Mali I Zip o negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociatat sepse sinqerisht, kjo është një kontradiktë, në mënyrën se sia e shoh unë, midis të qenit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka ardhur koha për palën europiane që të ketë qartësi se cila do të jetë prespektiva jonë. Në të njëjtën kohë mosfillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues ”.

Gjithsesi, Rama u shpreh optimist për rolin e Bullgarisë në hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke e cilësuar një koinçidencë të mirëpritur presidencën bullgare, siç pohoi edhe gjatë një prononcimi nga Sofja.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm që janë shumë vendimtarë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ne kemi presidencën bullgare dhe Kryeministri bullgar është absolutisht i përfshirë dhe tërësisht i përkushtuar që t’i japë një shtysë të rëndësishmë nga ana e presidencës së Bashkimit Europian në këtë gjashtë mujor, një mbështetje të fortë kanditaturës së Shqipërisë për çeljen e negociatave ”.

Gjatë fjalës së tij në samitin dedikuar integrimit të Ballkanit, Rama mori si shembull përmbytjet e fundit në Shqipëri, kur tregoi se vende si Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, kishin ofruar ndihmë ndonëse nuk u ishte kërkuar. Diçka e jashtëzakonshme kjo, sipas Ramës, që tregon se si të gjithë në këtë rajon mund të ndjehen pjesë të njëjtit fat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!