Institucionet kulturore në këtë kohë pandemie po eksperimentojnë me shfaqje virtuale

schedule19:55 - 8 Prill, 2020

schedule 19:55 - 8 Prill, 2020

Institucionet kulturore në vend, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Kombetar dhe Galeria Kombëtare do te nisin projektet artistike virtualisht  për publikun përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale. Ky eksperimentim, vjen për shkak  të mbylljes së ketyre institucioneve nga pandemia.

Shfaqja e parë virtuale për Teatrin e Operas dhe Baletit eshte “La Bohem” me regji  te Ada Gurrës.  Projekti on line është titulluar “Opera me pizhame”, i cili nis më 11 prill në orën 20:00  në rrjetet sociale të  Teatrit tË Operas dhe Baletit.

Teatri Kombëtar për here te pare do te eksperimentoi me shfaqjen  live  “The shoë must go on” në rrjetet sociale, në datë 9 deri 12 Prill në oren 19.00.

Ndërkohë  që edhe  Galeria Kombëtare e Arteve  ka realizuar  vizita virtuale në të gjitha hapësirat e Galerisë në 3D!

Ky udhëtim virtual është prezantimi i ekspozitës retrospektive të artistit Kolë Idromeno e cila ishte e hapur për publikun verën e kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!