Institucionet fshehën gripin e shpendëve në Shkodër

schedule16:36 - 7 Prill, 2022

schedule 16:36 - 7 Prill, 2022

Prefektura dhe ministria e Bujqësisë kanë mbajtur të fshehur për një javë përhapjen e gripit të shpendëve në fshatin Suka-Dajç të Shkodrës.

ABC pasi u informuar për këtë rast, kontaktoi menjëherë para një jave me shërbimin veterinar në qarkun Shkodër. U konfirmua se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh. Por sot prefektja Majlinda Angoni pranoi se në fshatin Suka Dajç ka pasur grip shpendësh.

Sivc shihet dhe në pamje dhjetra pula kanë ngordhura por për të zgjedhurën e qeverisë, situata është nën kontroll.

Kemi pasur një rast që doli pozitiv pula oborri. Tani është gjithçka e izoluar’, ka thënë ajo.

Kjo u pranua në ABC Live dhe nga zv-ministrja Ermira Gjeçi.

Pavarësisht se pothuajse çdo ditë zv-ministrja informonte mbi situatën e epidemisë së gripit të shpendëve, rastin e Shkodrës nuk e bën publike duke rrezikuar shëndetin e  konsumatorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!