Institucionet Arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria e pakoordinuar për objektet dhe dëmin financiar

schedule20:39 - 5 Shkurt, 2020

schedule 20:39 - 5 Shkurt, 2020

Qeveria duket e pakoordinuar sa i përket numrit të objekteve të dëmtuara dhe dëmit financiar të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Kjo të paktën për institucionet arsimore.

Mëngjesin e  të mërkurës gjatë prezantimit të raportit nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile  u fol për 321 institucione arsimore dhe 72.35 milion euro dëm financiar.

Ndërsa në mesditë gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini bëri një tjetër panoramë.

“307 objekte te emtuara ne total.  Vlera totale e rikonsturit 83 mln euro rikonstruks dhe  12 mln euro  të tjera”

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kërkoi të tjera detaje.

“Sa çështje keni dërguar në prokurori?  Në shkollat e dëmtuara a janë marrë kampionet e ndërtimit.  Sa janë rikonstruktuar para tërmetit dhe demi në to?”

Për përgjigjen e këtyre pyetjeve ministrja Shahini i sugjeroi një seancë dëgjimore me përfaqësues të pushtetit vendor

“Për gjithë këtë dokumentacion që nuk e keni kërkuar është mirë të ftoni bashkitë e institucionet për ta marrë informacionin”.

Megjithëkëtë socialistët në komision kërkuan dhe ndërhyrjen e saj.

“Listoni gjithë firmat që kanë qenë të angazhuar nga pushteti vendor për të bërë rregullime meremetime apo shkolla të reja dhe ju ka rezultuar që nuk i kanë bërë cilësore dhe ata kurrë mos të qasen më të marrin lekët e taksapaguesve”.

Ndërkohë rreth 21 mijë nxënës dhe 1300 mësues sipas ministres së Arsimit  do të vijojnë të mësojnë në shkolla të tjera derisa shkollat e tyre të përfundojnë se rikonstruktuari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!