Ulet përsëri niveli i nflacionit në vend.Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më pak para gjatë janarit .Instat ka publikuar indeksin e Çmimeve të konsumit i cili rezulton 7.2% nga 7.4% që ishte në dhjetor të vitit të kaluar.Ky është një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare pasi inflacioni është ulur për të tretin muaj radhazi.Çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rriten gjatë janarit po me nivele më të ngadalta.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,67%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,56 %.
Ndërkohë që efektin kryesor në uljen e nivelit të çmimeve e kanë dhënë karburantet dhe energjia elekrike.Aktualisht një litër naftë në vend po shitet me 190 lekë për litër i përafërt me çmimin në periudhën e para luftës Rusi-Ukrainë.
Rritje të lehtë kanë pësuar edhe Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,52 % si dhe cmimet e grupit “Transporti” me 0,39%.
Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare ka bërë parashikime më optimiste në lidhje me ecurinë e inflacionit në vend.Ky insttitucion parashikon se kthimi në objektin prej 3% do të ndhodh vitin e ardhshëm por pavarësiht kësaj gjatë këtij viti do të vijoj që niveli i çmimeve të pësoj ulje të tjera.
Inflacioni në Shqipëri arriti nivele rekord gjatë viti të kaluar duke shënuar vlerën 8.3 në muajin tetor më e larta në dy dekada .Kjo u ndikua nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.
NDRYSHIMI VJETOR I ÇMIMEVE
Ushqime dhe pije joalkolike 4,67%
Ujë,lëndë djegëse dhe energji 0,56%
Transporti 0.39%
Mobilje,paisje shtëpie 0.52%
Pije alkoolike dhe duhan 0,26%
Hotele, kafene dhe restorante 0,25 %/abcnews.al/