Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

INSTAT: Ekonomia u rrit me 8.54% në 2021, kriza e çmimeve do të përgjysmojë rritjen këtë vit

schedule17:17 - 31 Mars, 2022

schedule 17:17 - 31 Mars, 2022

Nga Erblina Mile

Ekonomia shqiptare ka nisur të rimëkëmbet pas pandemisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë 2021 rritja ekonomike është 8,54% ose niveli më i lartë  i regjistruar që prej vitit 2001. Por kjo shifër vjen më tepër si pasojë e llogaritjes me vitin 2020 ku pati  një tkurrje të fortë  të ecurisë ekonomike me rreth  -4% si pasojë e pandemisë Covid.

Gjatë vitit që lamë pas të gjithë sektorët kanë pasur një rritje të ndjeshme të udhëhequr nga ndërtimi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje me 16.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.Po ashtu edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur një rritje me 12% nëse e krahasojmë me periudhën e pandemisë.

Vlen të theksohet se sektori i bujqësisë  ka pësuar  një ecuri shumë të ngadaltë duke ndikuar direkt në mirëqënien e  pjesës më të madhe të popullsisë në vend.

Kriza e çmimeve të nisura që muajt e parë të këtij viti pritet të penalizojë përsëri ecurinë ekonomike në vend. Qeveria ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike duke e çuar atë në 3.5% për vitin 2022 por nëse një situatë e tillë do të vijojë rritja ekonomike mund të jetë edhe më e vogël.

Banka e Shqipërisë ndërkohë parashikon se inflacioni do të vijoj të rritet  duke arritur deri në 6% në muajt në vijim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!