Instalohen 5 bova ankoruese në Karaburun-Sazan

schedule13:50 - 21 Korrik, 2019

schedule 13:50 - 21 Korrik, 2019

Ka nisur vendosja e bovave ankoruese në parkun detar Karaburun-Sazan për t’u ardhur në ndihmë anijeve e jahteve që vizitojnë këtë zonë të bregdetit shqiptar. Në këtë proces ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili nënvizoi se zhvillimi i industrisë së detit është strategjia më e re e ministrisë që ai drejton.

Këto janë bova ankoruese që vendosen për herë të parë  përgjatë pikave më te frekuentuara te parkut detar Karaburun-Sazan. Do të shërbejnë për ankorimin e mjeteve detare që ofrojnë ture në zonë, por edhe të mjeteve të tjera private dhe jahteve me turistë që mbërrijnë në vendin tonë.

 “Po vendosen 5 bova për këtë sezon turistik veror, pika ku mund të ankorohen mjetet që vijnë për të vizutuar parkun kombëtar të karaburunit, por që do të jetë edhe një shembull i parë sesi mund të krijohen lehtësira të tilla gjatë gjithë zonës bregdetare, pasi e kemi shumë të neviojshme që në strategjinë tonë për të zhvilluar industrinë e detit, të krijohet edhe insfrastruktura e nevojshme për sistemimin dhe rehabilitimin e pikave, ku mund të parkohen mjetet lundruese dhe të shfrytëzohet deti”.

Kjo nismë vjen në një fazë të parë, eksperimentale. Vitin e ardhshëm do të vendosen bova gjatë gjithë bregdetit. Së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura, ministri Blendi Klosi në shoqërinë e të rinjve të projektit smile Albania vizituan të gjithë Gadishullin e Karaburunit, i shndërruar në një destinacion të frekuentuar turistik jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për të huajt. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!