Inspektorati u premton rrogat, punonjësit e inceneratorit në Elbasan lënë protestën dhe i kthehen punës

schedule14:30 - 18 Shkurt, 2022

schedule 14:30 - 18 Shkurt, 2022

Punonjësit e sektorit të riciklimit në incenertatorin e Elbasanit  që protestuan për mos marrjen e pagave, lanë protestën dhe iu rikthyen punës, pasi përgjegjësi i Inspektoratit të Punës në Elbasan, Egliver Laloshi, iu garantoi se çështja e pagave do të zgjidhet brenda javës tjetër.

“Me llafin e institutucionit që unë jam i përfaqësuar, ku jam i punësuar dhe  me ok e punëdhënësit tuaj, por edhe bashkisë së Elbasanit, brenda javës që vjen mendoj se problemi juaj do të jetë i zgjidhur”, u tha protestuesve që kanë 2 muaj pa marrë rrogat përgjegjësi i Inspektoratit të Elbasanit.

Duke i mbajtur dorën në shenjë besimi dhe respekti njërit prej protestuesve, Laloshi u bëri thirrje punonjësve të sektorit të riciklimit t’i kthehen punës, pasi këta të fundit kanë 2 ditë që kanë lënë punën.

“Mos flasim para kohe dhe sugjerimi im është që ju të riktheheni në vendin tuaj të punës dhje inspektoriati do të jetë çdo ditë këtu për të monitoruar të gjithë vijueshmërinë për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Laloshi.

Punonjësit e sektorit të riciklimit në incenertatorin e  Elbasanit protestuan sot për të dytën ditë radhazi për mos marrjen e pagave prej 2 muajsh, pasi sipas tyre administrata i gënjeu dje, duke i thënë se do i hyjnë rrogat.

Ata e lanë protestën e djeshme, pasi iu komunikua nëpërmjet një telefonate nga administrata  se do i futen rrogat, gjë që nuk ndodhi.

Një javë më parë anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët zbarkuan në impiantin e mbetjeve në Elbasan, ku deklaruan se ky impiant nuk i ka pastruar mbetjet por e ka shtuar ndotjen për shkak se kontrata nuk ka parashikuar eleminimin e hireve të rrezikshme të inceneratori.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!