Inskenoi grabitjen dhe pagoi para për të vrarë gruan, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës në Prishtinë

schedule08:14 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 08:14 - 3 Dhjetor, 2023

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore në orën 09:30.

Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë pati reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile.

30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë teksa ishte në makinë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Fillimisht, policia e Kosovës e raportoi ngjarjen si grabitje me pasoja të vrasjes.

Por dy ditë më vonë, pas hetimeve, rezultoi se pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndronte bashkëshorti i saj, i cili kishte inskenuar grabitjen dhe kishte paguar një bashkëfshatarin e tij për të qëlluar të shoqen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!