Edinson Cavani firmosi tetorin e kaluar një kontratë deri në fund të sezonit me Manchester United. Deri tani ka shënuar 8 gola me “Djajtë e Kuq”, të cilët janë të kënaqur me rendimentin e lojtarit nga Uruguai.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka shprehur publikisht vlerësimin për “El Matador” dhe dëshirën për të zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me goleadorin e njohur.
It’s unlikely, but I’d like to see Edinson Cavani stay at Old Trafford – and play in front of a full crowd at Old Trafford. You?
Piece for @TheAthleticUK with detail around Sunday’s win at Tottenham.https://t.co/pUL5Jh7POj— Andy Mitten (@AndyMitten) April 13, 2021
Gjithsesi duket se Cavani ka vendosur të nisë një aventurë të re në verë. Pavarësisht vlerësimit nga United, sulmuesi latin pritet të vijojë karrierën në Amerikën Latine sipas raportimeve të The Athletic.
34-vjeçari ndjen mall për familjen, teksa nuk është përshtatur aspak me stilin anglez të jetës. Kohë më parë u interesua Boca Junios për shërbimet e Cavanit, i cili nuk dëshiron të nxitohet dhe po shqyrton ofertat që ka marrë deri tani. /abcnews.al