Edinson Cavani dëshiron Atletico Madrid dhe “Colchoneros” duan sulmuesin uruguaian. Kontrata me PSG-në përfundon në fund të sezonit dhe rinovim nuk do të ketë, teksa 32-vjeçari dëshiron të ndërrojë ambient që në janar.
Footmercato raporton se Diego Simeone ka gati një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 12 milionë eurosh në sezon për “El Matador”. Një ofertë fantastike për goleadorin e njohur, i cili insiston që të transferohet në Madrid gjatë kësaj merkato.
Problem mbetet vetëm fakti që Atletico nuk ka para për të shpenzuar për momentin, por zgjidhja mund të vijë nga Thomas Lemar. 24-vjeçari ka oferta nga disa klube angleze dhe shitja e tij do të sillte paratë për blerjen e Cavanit. /abcnews.al

