Iniesta: Ndaj Napolit do të jetë një ndeshje e komplikuar, por kam besim te Barcelona

schedule09:27 - 12 Mars, 2024

schedule 09:27 - 12 Mars, 2024

“Është një ndeshje e komplikuar, e hapur, e vështirë për të treguar një favorit. Barça bëri mirë në ndeshjen e parë, por nuk fitoi. Dhe Napoli është përmirësuar në këto tre javë, ata kanë pasur një ndryshim psikologjik pozitiv me ndryshimin e trajnerit, ndërsa Xavi ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm si Pedri dhe De Jong”, ka thënë Iniesta për “Gazzetta dello Sport”, duke folur rreth sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, ndeshje e vlefshme për aktin e dytë të 1/16 të Champions League.

“Të dy janë kampionë në kampionatet e tyre përkatëse dhe janë në vështirësi. Unë kam besim në përparimin e Barçës, por nuk do të jetë e lehtë sepse konteksti është i veçantë, një eliminim i mundshëm do të ishte shumë i rëndë dhe kjo nuk ndihmon, presioni është i madh”, përfundoi ish-ylli i Barcelonës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!